image Maqedonia e Veriut regjistron shifër rekorde të të infektuarve me Covid-19

Rajon

Maqedonia e Veriut regjistron shifër rekorde të të infektuarve me Covid-19

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shifër rekorde të të infektuarve me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik njofton për 177 raste të reja me Covid-19, numër ky më i lartë sesa ai i të enjtes, kur pati 120 të infektuar.

Ndërkohë që është njoftuar edhe për dy viktima të reja nga Kumanova dhe Shkupi.

Deri më tani Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2,787 persona të infektuar, prej të cilëve 149 kanë vdekur, 1,629 janë shëruar kurse 1,009 janë aktivë.

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar t’iu bëjë thirrje qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse.