image Maqedonia e Veriut publikon raportin 24-orësh për koronavirusin, sërish regjistrohen viktima

Rajon

Maqedonia e Veriut publikon raportin 24-orësh për koronavirusin, sërish regjistrohen viktima

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore, nga 1,259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërsa katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit në vendin fqinjë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8,332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4,468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 3,475 raste aktive me Covid-19. /Gazeta Sinjali/