image Maqedoni e Veriut/ Mbi 31 për qind e qytetarëve kanë votuar

Rajon

Maqedoni e Veriut/ Mbi 31 për qind e qytetarëve kanë votuar

news image

Në Maqedoninë e Veriut deri në ora 15.00 të drejtën e votës për zgjedhjet lokale e kanë shfrytëzuar 31.80 për qind e votuesve, ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga përpunimi i 69,86 të vendvotimeve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 403.715 votues nga rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Për shkak të pamundësisë për votuar me sistemin “fingerprint”, votimi në gjashtë komuna nga 80 sa janë gjithsej, po zhvillohet me mënyrën e vjetër ndërsa në 11 komuna ka pasur ndërprerje të votimit për më shumë se një orë.

Në këto komuna votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19, por jo më shumë se tre orë.

Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë.

/GazetaSinjali/