image Manipulimi me kilometrat e veturave, s'kanë të ndalur rastet me mashtrim në Ferizaj

Siguri

Manipulimi me kilometrat e veturave, s’kanë të ndalur rastet me mashtrim në Ferizaj

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Gazeta Sinjali ka raportuar për dhjetëra raste të tilla në vazhdimësi.

Së fundmi, në Policinë në Ferizaj është denoncuar një rast i mashtrimit, ku një person ka manipuluar me kilometrat e një veture, duke ia zvogëluar për rreth 70 mijë.

Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër.

Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit” dhe “mashtrim” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/