image Manchester United nuk heq dorë, ka një ofertë për James Rodriguezin

Futboll

Manchester United nuk heq dorë, ka një ofertë për James Rodriguezin

news image

Gjigandi i Premier Ligës, Manchester United ka bërë një ofertë për yllin e Real Madridit, James Rodriguez i cili pritet të largohet nga kampioni i Spanjës këtë verë.

Sipas raportimeve të mediumit kolumbian “La2Orillas”, United i ka ofruar një ofertë agjentit të kolumbianit, Jorge Mendes.

Kurse, Real Madridi është i gatshëm të presë oferta për futbollistin në fjalë, dhe kërkon rreth 30 milionë euro për ta liruar reprezentuesin e Kolumbisë.

Së fundmi, Atletico Madridi thuhet se është afër futbollistit të “Los Blancos”, por drejtuesit e Realit tashmë mendohet se kanë kundërshtuar një kalim të James te rivalët e përbetuar./Gazeta Sinjali/