image Manchester United mund ta fillojë sezonin e ri në Premier Ligë pa 11 futbollistë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Manchester United mund ta fillojë sezonin e ri në Premier Ligë pa 11 futbollistë

news image

Manchester United pritet ta fillojë rrugëtimin në Premier Ligë për këtë edicion, me ndeshjen kundër Crystal Palace.

Mirëpo, skuadra angleze në këtë ndeshje mund të përballet me një mungesë të madhe të futbollistëve, transmeton Sinjali Sportiv.

Paul Pogba, Juan Mata, Fred, Aaron Wan-Bissaka dhe Eric Bailly janë disa nga futbollistët që vetëm sa janë rikthyer në stërvitje të plotë, andaj nuk pritet të luajnë.

Kurse, Mason Greenwood është në izolim pasi që kishte shkelur rregullat për COVID-19, në Islandë.

Lindelof dhe Martial kanë mbetur për t’u vlerësuar nëse janë të gatshëm pasi që të dy kanë zhvilluar ndeshje për kombëtaret e tyre.

/Sinjali Sportiv/


Shpërndaje artikullin