image Manchester United “gjunjëzon” Chelsean në shtëpinë e vet

Futboll

Futboll/ Manchester United “gjunjëzon” Chelsean në shtëpinë e vet

news image

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat të pastër 0:2 në “Stamford Bridge”.

Martial në fund të pjesës së parë dhe Maguire në minutë e 66-të shënuan me kokë për rezultatin e këtij takimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Chelsea i shënoi gjithashtu dy gola, por iu anuluan nga VAR-i.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e shtatë, tri pikë larg Chelseat që është në vend të katërt./Gazeta Sinjali/