image Manchester City bindshëm triumfon ndaj Arsenalit, Xhaka lë fushën me karton të kuq

Futboll

Manchester City bindshëm triumfon ndaj Arsenalit, Xhaka lë fushën me karton të kuq

news image

Manchester City ka arritur fitoren e radhës në Premier Ligë.

Citizens ka deklasuar Arsenalin me rezultat 5-0.

Vendasit kaluan herët në epërsi në min e 7’ me golin e Ilkay Gundogan.

Nuk vonoi shumë dhe në min e 12’ ishte Ferran Torres ai që shënoi për 2-0.

Gjërat u vështirësuan për “Gunners” kur në min e 35’ me karton të kuq u përjashtua Granit Xhaka pas një ndërhyrje të ashpër në Joao Cancelon.

Pak minuta më vonë në të 43’ rrjetën e gjeti edhe Gabriel Jesus për rezultatin e pjesën së parë 3-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e njejtë me ‘Citizens’ që vazhduan sulmet dhe golin e katërt e gjetën në min e  53’ me Rodrin.

Ndërsa për rezultatin përfundimtarë u përkujdes Torres që shënoi për 5-0 në min e 84’.

Me këtë fitore Man City ka gjashtë pikë aktualisht në vendin e parë, ndërsa Arsenali në vendin e fundit pa asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/