image Man United triumfon me vështirësi ndaj Bodo/Glimt, vjen fitorja e parë e Amorim si trajner i "Djajve"

Futboll

Man United triumfon me vështirësi ndaj Bodo/Glimt, vjen fitorja e parë e Amorim si trajner i “Djajve”

news image

Manchester United ka arritur një fitore jo të lehtë sonte ndaj ekipit norvegjez, Bodo/Glimt, në kuadër të Ligës së Evropës.

United ka triumfuar me rezultat 3-2, ndonëse në një moment u përball me disavantazh.

Sfidën e zhbllokoi që në minutën e parë Alejandro Garnacho pas një gabimi të portierit, ku nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e zbrazët.

Megjithatë, mysafirët befasuan, duke i realizuar dy gola të shpejtë dhe përmbysur serinë e Djajve. Fillimisht Hakon Evjen barazoi shifrat në minutën e 19-të, kurse katër minuta më vonë, Zinckernagel kaloi në epërsi skuadrën e tij pas golit në minutën e 23-të.

Skuadra vendase barazoi shifrat në fund të pjesës së parë me anë të Hojlund, për të shkuar në pushim me rezultat 2-2.

E golashënuesi danez, Rasmus Hojlund i dha epërsinë e dytë skuadrës së tij, duke realizuar në minutën e 50-të, që njëherit ishte edhe goli final i takimit, duke ia dhënë tre pikë të mëdha skuadrës së tij.

Kësisoj, Manchester United tani ka dy fitore pas pesë xhirove të luajtura, duke u pozicionuar në vend të 12-të me 9 pikë.

/GazetaSinjaliSport/