image Man United ia rrëmben nga duart futbollistin skuadrës franceze

Futboll

Man United ia rrëmben nga duart futbollistin skuadrës franceze

news image

Manchester United po përpiqet të rrëmbejë marrëveshjen e mbrojtësit të majtë të Feyenoord, Tyrell Malacia.

Pas marrëveshjes së plotë verbale që futbollisti kishte me Lyon, Man Utd tashmë është hedhur në sulm për t’ia rrëmbyer lojtarin klubit francez, raporton Fabrizio Romano.

Bisedimet tani janë duke ndodhur me Feyenoord për të arritur një marrëveshje.

Ajo çfarë mund ta bëjë të mundur këtë lëvizje është se Malacia ka të njëjtët agjentë si Frenkie de Jong.

De Jong gjithashtu është pranë transferimit tek United.

/GazetaSinjaliSport/