Manchester City e ka pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha garat.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiolas pësoi 0:4 nga Tottenhami.
James Maddison shënoi dy herë në pjesën e parë.
Kurse, Pedro Porro shënoi për 0:3 dhe ia humbi komplet shpresat vendasve.
Krejt në minutat shtesë, Johnson shënoi për 0:4
Me këtë fitore, Tottenhami shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Manchester City mbetet përkohësisht në vendin e dytë me 23 pikë.