image Malishevë: Bujku gjen mjet të pashpërthyer amerikan duke kullotur bagëtinë

Siguri

Malishevë: Bujku gjen mjet të pashpërthyer amerikan duke kullotur bagëtinë

news image

Sot, në fshatin Lladroc të Malishevës, një qytetar ka hasur në një mjet të dyshimtë, të pashpërthyer, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga bujku, i cili gjeti mjetin derisa po kujdesej për bagëtinë, në orët e mëngjesit.

Pas denoncimit të rastit, një njësi policore ka intervenuar menjëherë, ku ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa ka ndërhyrë njësia e FSK-së, me ç’rast është tërhequr mjeti i dyshimtë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mjeti që u gjet dyshohet se është prodhim amerikan, por që ende s’është verifikuar në detaje.

/GazetaSinjali/