image Malisheva ndër komunat më të prekura me Covid-19, kaq raste janë aktive

Kosovë

Malisheva ndër komunat më të prekura me Covid-19, kaq raste janë aktive

news image

Kryetari i Malishevës, Ragib Begaj ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja në këtë komunë është stabile, edhe pse janë duke u ballafaquar me rriqrat dhe koronvirusin.

Begaj ka theksuar se Malisheva është ndër komunat më të prekura nga koronavirusi pasi janë infektuar 76 persona, tani ka vetëm dy janë aktiv.

“Në Malishevë gjendja është e mirë, stabile, vetëm dy raste janë aktive. Gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë Begaj për Gazetën Sinjali.

I pari i Malishevës ka thënë se tani janë duke u ballafaquar me rriqrat. Begaj ka bërë të ditur se deri më tani janë rreth 300 persona që janë pickuar.

Ai ka shtuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, pasi asnjëri nga ta nuk është në rrezik për jetë.

“Pickime të rriqrave ka, janë rreth 300 persona që janë pickuar nga rriqrat, por as njëri nga ta nuk është në rrezik për jetë. Gjendja është e mirë, po shpresojmë me e kalua edhe këtë”, ka thënë ai.

Në Kosovë deri më tani janë infektuar 1 mijë e 25 persona, prej tyre 782 janë shëruar ndërsa 29 kanë vdekur nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/