image Mali i Zi shënon 57 raste të reja me COVID-19

Rajon

Mali i Zi shënon 57 raste të reja me COVID-19

news image

Nga gjithsej 513 mostra të testuara, 57 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 39 dhe 48 që nga fillimi i vitit.

ISHP tha se 74 pacientë u shëruan nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i shëruar që nga 14 qershori është 690.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi aktualisht është 2 mijë e 20. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 3 mijë e 73.

Ndryshe, Savnik është ende komuna e vetme në Mal të Zi që nuk ka raportuar ndonjë person të infektuar me COVID-19. /Gazeta Sinjali/