image Mali i Zi regjistron numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 brenda ditës

Rajon

Mali i Zi regjistron numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 brenda ditës

news image

Mali i Zi ka regjistruar 4 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë janë shëruar.

Mal i Zi ka regjistruar gjithsej 3 mijë e 411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot./Gazeta Sinjali/