image Mali i Zi publikon bilancin ditor të koronavirusit, rritet numri i viktimave

Rajon

Mali i Zi publikon bilancin ditor të koronavirusit, rritet numri i viktimave

news image

Tre persona kanë humbur betejën më koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 677 mostra të testuara, 96 prej tyre kanë rezultuar pozitive në testin për COVID-19.

Me më së shumti raste është renditur Podgorica, ndërkaq dy raste të reja janë konfirmuar edhe në Ulqin.

Kujtojmë se, një ditë më parë Mali i Zi kishte konfirmuar një viktimë dhe 97 raste pozitive me koronavirusin e ri./GazetaSinjali/