image Mali i Zi me vetëm një rast aktiv me koronavirus

Rajon

Rajon/ Mali i Zi me vetëm një rast aktiv me koronavirus

news image

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me koronavirus.

Në këtë shtet rastet e para të infeksionit janë paraqitur më 17 mars.

Sipas situatës aktuale Mali i ZI duket që do të jetë edhe shteti i parë që do të mposht në tërësi pandeminë COVID-19, pasi që në këtë shtet ka mbetur vetëm një rast aktiv.

Në përgjithësi Mali i Zi krahasuar me vendet fqinje ka pasur numër të vogël të rasteve me koronavirus.

Në total në shtetin fqinj janë shfaqur 324 raste, ndërsa deri më sot janë shëruar 314 pacientë, ndërsa kanë vdekur 9 persona, raporton RTCC.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kishte thënë se thënë se në javët në vazhdim Mali i Zi do të përgatitet për sezonin turistik, ndërsa në bazë të situatës aktuale Mali i Zi pritet që së shpejti të shpallet zonë e lirë nga COVID-19 apo “Coronavirus Free Zone”./GazetaSinjali/