image Mali i Zi e fut Kosovën në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga koronavirusi

Kosovë

Mali i Zi e fut Kosovën në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga koronavirusi

news image

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim që ta përfshijë Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Izraelin, Libanin dhe Singaporin në listën ‘e verdhë’ të rrezikshmërisë nga pandemia e COVID-19.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi negativ për koronavirus sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i prekur nga ky infeksion.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Vendimi hyn në fuqi më 7 gusht./Gazeta Sinjali/