image Majlinda Kelmendi: Besoj shumë që prej Tokios do të kthehem me medalje

Sporte Luftarake

Majlinda Kelmendi: Besoj shumë që prej Tokios do të kthehem me medalje

news image

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelemendi ka kujtuar përvjetorin e medaljes olimpike, e ku po ashtu ka treguar se ajo po shpreson për medaljen e dytë të këtij lloji.

Ky përvjetor e gjen Majlindën bashkë me trajnerin e saj, arkitektin e këtij suksesi, Driton Kuka, në Turqi, ku po marrin pjesë në kampin përgatitor me kombëtaren e Turqisë.

Kampionia Olimpike në intervistën dhënë Komitetit Olimpik të Kosovës, kujton me krenari 7 gushtin e 2016-tës.

Këtë herë ky përvjetor po ju gjen në Turqi në kamp përgatitor. Si po ndiheni sot në 4-vjet me medalje të artë?

Sa më shumë kohë që po kalon aq më e pabesueshme po më duket medalja e artë Olimpike. Jam shumë e lumtur dhe krenare njëkohësisht.

A keni marrë sot urime për këtë përvjetor dhe a ju ka uruar edhe ndonjë xhudiste ose personalitet i lartë në Kosovë ose jashtë vendit?

Kam marrë mjaft urime sot dhe mendoj qe medaljes Olimpike ju kanë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Si ndiheni kur i shihni videot e finales apo të pranimit të medaljes, si dhe a i shikoni ende luftërat deri në finale?

Kohë pas kohe i shikoj luftërat, dhe sa herë që i shoh më emocionojnë shumë. Kujtimi është ende shumë i freskët.

Cilin moment e kujtoni më së shumti nga 7 gushti 2016. Finalen, ceremoninë e medaljeve, ngritjen e flamurit apo…?

Që të gjitha këto që i përmendët e kanë pasur domethënien e vet, secili kujtim është më i bukur se tjetri.

Çka ka ndryshuar tek Majlinda prej fitimit të medaljes së artë Olimpike?

Realisht asgjë, sepse vazhdoj me qenë Majlinda e njëjtë qysh kam qenë gjithmonë.

7 gushtin 2021 do ta festosh vetëm me medaljen e Rios, apo edhe me ndonjë medalje nga Tokio 2020?

Besoj shumë që prej Tokios do të kthehem me medalje.