image Macron: Ushtria e Azerbajxhanit ka pushtuar territorin armen, të tërhiqen menjëherë

Evropë

Macron: Ushtria e Azerbajxhanit ka pushtuar territorin armen, të tërhiqen menjëherë

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhani menjëherë të tërheqë trupat e saj nga zonat kufitare të Armenisë, për të cilat ai tha se ishin okupuar prej tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

“Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë pushtuar territorin armen. Ato duhet të tërhiqen menjëherë,” shkroi Macron në Facebook.

“Popullit armen unë edhe një herë i them: Franca do të mbetet solidare me ju”, shtoi ai në një postim në gjuhën armene, shkruan Radio Free Europe, transmeton Gazeta Sinjali.

Macron komentoi rreth bllokimit të kufirit armeno-azerbajxhan pasi foli me kryeministrin e përkohshëm të Armenisë, Nikoll Pashinian me telefon.

“Presidenti i Republikës theksoi  angazhimin e Francës për integritetin territorial të Armenisë dhe nevojën për një tërheqje të menjëhershme të trupave azerbajxhanase nga territori armen”,  tha zyra e Macron në një deklaratë.

Po ashtu thuhet se Macron shpreson që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të ndihmojë për të “rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në këtë rajon”. /Gazeta Sinjali/