image M-Technologie kampion i ri i Kosovës në volejboll

Të tjera

M-Technologie kampion i ri i Kosovës në volejboll

news image

Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina është kampion i ri i Kosovës në volejboll (femrat).

Ekipi nga kryeqyteti fiton edhe finalen e dytë të play-off-it me rezultat 3:1 (21:25, 25:22, 25:6, 25:18) kundër Skenderajt, e cila u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Vashat prishtinase e fituan edhe sfidën e parë me 3:0 dhe në seri të fitoreve me 2:0 shpallen kampioni i ri.

Një sukses i madh për vashat prishtinase me kryetrajnerin Naser Krasniqi, duke arritur titullin më të ëmbël në kohë pandemie!

Skenderaj e filloi shkëlqyeshëm setin e parë, duke zotëruar lojën dhe fituan me 25:21.

Në setin e dytë, vashat e kryetrajnerit Yll Kadriu nuk ishin sikur në setin e parë, edhe pse ato avancuan me 15:8 por ndodhi përmbysja dhe M-Technologie triumfon në set me 22:25 dhe barazohen shifrat 1:1.

Seti i tretë ka qenë krejt ndryshe, një Skenderaj sikur pa gjak, një M-Technologie shumë e mirë.
M-Technologie fiton setin bindshëm me 6:25.

Seti i katërt me emocione, ku barazohet rezultat në set 14:14 dhe për të vazhduar drama. M-Technologie fiton setin me 25:18 dhe takimin me 3:1, duke u stolis me titullin e kampionit, i tetë në 20 vitet e fundit të pasluftës. Te M-Technologie duhet veçuar talenten Amela Llugaliu që vërtet ka treguar lojë të mirë. Naser Krasniqi është sikur në qiellin e shtatë për këtë sukses me volejbollistet e tija.