image Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i LDK-së

Politikë

Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i LDK-së

news image

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi 300 delegatë të këtij subjekti politik kanë votuar për tre kandidatët për këtë pozitë.

Gazeta Sinjali mëson se kryetar i LDK-së për këtë mandat është zgjedhur Lumir Abdixhiku, me gjithsej 190 vota.

Abdixhiku ka arritur që zgjedhet lider i LDK-së në raundin e parë të votimeve, pa balotazh.

Në garë për të parin e partisë kanë qenë edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./Gazeta Sinjali/