image Lumir Abdixhiku mbledh Kryesinë e partisë, kjo është arsyeja

Politikë

Lumir Abdixhiku mbledh Kryesinë e partisë, kjo është arsyeja

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta mbledhë Kryesinë e partisë përpara takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar Anton Quni i cili ka thënë se do të diskutohet edhe për fushatën zgjedhore.

“Në ora 14:00 do të mblidhet kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, tha Quni për EO.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për fushatën zgjedhore (ideja që fushata të shkurtohet në 10 ditë) si dhe do të flitet për zhvillimet e fundit politike në vend.

/Gazeta Sinjali/