image Lukaku nuk di të ndalet, barazon rekordin e Samuel Eto’o

Futboll

Lukaku nuk di të ndalet, barazon rekordin e Samuel Eto’o

news image

Interi siguroi kualifikimin në çerekfinale të Europa Ligës mbrëmjen e djeshme, ku të besuarit e trajnerit italian, Antonio Conte e mposhtën Getafen me rezultat 2:0.

Për “zikaltrit” shënuan Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen dhe tashmë ata presin shortin për të parë rivalin e radhës.

Meritat tek goli i parë i ka të gjitha sulmuesi belg, Lukaku, i cili e tregoi dhe një herë se është në një formë fantastike. Madje me golin e shënuar ai arriti në kuotën e 30 golave në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Një sulmues i tillë kishte vite që i mungonte Interit që nga koha e Samuel Eto’o. Kamerunasi arriti të shënonte plot 30 gola në sezonin kur ata fituan tripletën e famshme dhe tashmë është Lukaku që e barazoi rekordin e tij.

Madje belgu ka të paktën dhe një ndeshje në dizpocion për ta kaluar kuotën e 30 golave brenda një sezoni./Gazeta Sinjali/