image Luis Suarez ia thotë lamtumirën Barcelonës

Futboll

Luis Suarez ia thotë lamtumirën Barcelonës

news image

Pas gjashtë sezoneve të kaluar te Barcelona, Luis Suarez është larguar për të shkuar kështu te Atletico Madridi.

Këtë mëngjes Suarez ka marrë pjesë në një konferencë për media, ku ia ka dhënë lamtumirën Barcelonës, shkruan Sinjali Sportiv.

Suarez në këtë konferencë u tregua mjaft i emocionuar, për largimin e tij nga skuadra katalunase.

“Njerëzit e dinë përpjekjen që kam bërë për të qenë në gjendje të luaj për ekipin më të mirë në botë. Unë duhet të jem krenar për gjithçka që kam bërë. Ngritja e titujve, shënimi, loja përkrah lojtarëve të shkëlqyeshëm, luajtja përkrah lojtarit më të mirë në botë. Ishte histori”, deklaroi Suarez.

Futbollisti po ashtu, falënderoi tifozët për mbështetjen që kanë treguar për të.

“Falënderoj tifozët për mbështetjen që më dhuruan, që më inkurajoi deri në ditën e fundit”, tha Suarez./Sinjali Sportiv/