image Luftoi me këmbë të thyer, Khabib e dëshmon këtë

Sporte Luftarake

Luftoi me këmbë të thyer, Khabib e dëshmon këtë

news image

Khabib Nurgadomedov ia doli të mposht Justin Gaethje pas dy raundesh lojë, edhe pse këmba e kampionit rus ishte e dëmtuar dhe një nga gishtat ishte thyer prej dy javësh.

Ka qenë vetë sportisti rus që ka publikuar pamje nga këmba e tij, teksa trajneri Javier Mendez ka zbuluar dëmtimin.

“Ai dukej në rregull, jo si ne do donim sepse kishte një problem në këmbë. Krejt papritur në mes të stërvitjes për duelin e fundi ai ndalet, një thyerje e gishtit të këmbës. Mendova se duhet të prisnim më shumë për ndeshjen por ai nuk u ndal dhe vijoi stërvitjen”, tha Mendez.

Kujtojmë se pas duelit të fituar dhe 29 ndeshjeve pa humbje, Khabib u tërhoq nga peshat UFC.