image Lufta në Ukrainë i shkakton Netflix-it humbjen më të madhe të abonentëve në 10 vitet e fundit

Aplikacione

Lufta në Ukrainë i shkakton Netflix-it humbjen më të madhe të abonentëve në 10 vitet e fundit

news image

Gjiganti global i transmetimit, Netflix, për herë të parë të martën ka raportuar humbjen më të madhe të abonentëve për më shumë se një dekadë.

Duke humbur rreth 200,000 abonentë në tremujorin e parë të këtij viti, Netflix ka rënë shumë larg nga parashikimi për të shtuar 2.5 milionë abonentë, raportoi Reuters.

Kjo rënie është shënuar për shkak të vendimit të kompanisë në fillim të muajit mars për të pezulluar shërbimin në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, ku rezultoi me humbjen e 700,000 anëtarëve.

Me këtë humbje të rrallë për kompaninë, aksionet e saj kanë rënë për 23 për qind.

Netflix, i cili aktualisht ka 221.6 milionë abonentë, për herë të fundit një humbje të madhe të klientëve e ka raportuar në tetor të vitit 2011.

Netflix, duke njohur ndryshimin në formën e argëtimit të konsumatorëve, ka filluar të investojë në lojëra, por ende nuk kontribuon materialisht në të ardhurat e kompanisë.

/GazetaSinjali/