image Luana Vjollca dhe Jay Santos publikojnë “Locos” (Video)

Bota e Yjeve

Luana Vjollca dhe Jay Santos publikojnë “Locos” (Video)

news image

Ashtu siç edhe u paralajmërua pak ditë më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të shumëpritur “Locos”.

Artistët kanë ardhur më “shpërthyes” se kurrë në videoklipin e këngës.

Avionë privatë, makina luksoze, veshje të stilistëve më të njohur në botë, përfshirë Philipp Plein, e kanë bërë klipin një nga më të shtrenjtët të realizuar ndonjëherë.

Muzika e këngës super ritmike është punuar nga producenti spanjoll German Valenzuela, ndërkohë që teksti është shkruar nga ai dhe Luana Vjollca.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën me klip “Yalla Habibi” me australianin Faydee. /Gazeta Sinjali/\

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o