image Loriana: E lumtur që kthehem me medalje të artë

Sporte Luftarake

Loriana: E lumtur që kthehem me medalje të artë

news image

Loriana Kuka është shprehur e lumtur që ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Ajo ka fituar të artën të premten në kategorinë deri 78 kilogramë.

Loriana ka lënë prapa një lëndim, ndërsa ka bërë ngritje në krahasim me Lojërat e kaluara Mesdhetare.

“Jam e lumtur që pas të argjendtës në Lojërat e kaluara Mesdhetare, kam fituar të artën. Më kishte mbetur merak që nuk e kam fituar medaljen e artë katër vjet më parë në Spanjë. Jam e lumtur që u ktheva nga lëndimi dhe ia dola të fitoj”, ka thënë Loriana Kuka për sajtin zyrtar të KOK-ut.

/GazetaSinjaliSport/