image Lojë dramatike, Sigal Prishtina e mposht Trepçën veç për tre pikë epërsi

Sporte të tjera

Lojë dramatike, Sigal Prishtina e mposht Trepçën veç për tre pikë epërsi

news image

Sigal Prishtina ka arritur ta mposht Trepçën në një lojë tejet dramatike që u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, në Prishtinë.

“Bardhëekaltërit” triumfuan për tre pikë, me rezultat 78:75.

Dy çerekët e parë iu takuan Trepçës.

Derisa dy çerekët e pjesës së dytë, i takuan skuadrës vendase, që e morën kontrollin e ndeshjes.

Për Prishtinën i mirë ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Më i dalluari për Trepçën ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 23 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Prishtina pas kësaj fitore ka 44 pikë në krye të tabelës, me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

Trepça renditet e katërta me 40 pikë, me bilanc prej 15 fitoreve dhe 10 humbjeve.

/GazetaSinjali/