image Llava e qenve iu vërsulet qytetarit në Prishtinë: Shyqyr Zotit ia dola dhe ika

Siguri

Llava e qenve iu vërsulet qytetarit në Prishtinë: Shyqyr Zotit ia dola dhe ika

news image

Qentë endacakë po vazhdojnë t’i sulmojnë qytetarët në Prishtinë, por edhe në komunat e tjera.

Një rast i sulmit ka ndodhur edhe sot, ku viktimë ishte një qytetar, i cili në profilin e tij në Facebook ka treguar se si u përballë me një llavë të qenve te Stacioni i Autobusëve.

“Sot rreth orës 4.30 në mëngjes, jam sulmuar nga një llavë qenësh endacak, në hyrje të stacionit të autobusve, nën urë. Shyqyr Zotit, ia dola të iku, pa pasoja fizike në trup, me gogja njëfarë frike po (edhep se shqiptari nuk frikësohet) dhe të futem në oborrin e stacionit, nga ku ata pastaj u larguan.”

/GazetaSinjali/