image Lladrovci ironizon me opozitën në Drenas: Po iu dhemb që keni dështu m'i mashtru qytetarët
[wp-story id="814678"]

Politikë

Lladrovci ironizon me opozitën në Drenas: Po iu dhemb që keni dështu m’i mashtru qytetarët

news image

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ironizuar me opozitarët në këtë komunë, duke thënë se ata dështuan që t’i mashtrojnë qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lladrovci akuzoi Bedelin për nxitje të ngacmimit.

“Bedeli me shokë pritet së shpejti të gjendet para drejtësisë për nxitje të ngacmimit, falsifikim, detyrim të falsifikimit të llogarive sociale”, shkroi ndër të tjerash i pari i komunës së Drenasit.

Postimi i plotë:

Përgjigje e shkurt ndaj intervistës së opozitarit të Drenasit

Puna në komunën e Drenasit, po vlerësohet e shkëlqyer nga instancat ligjore dhe profesionale. Transparenca edhe performanca jonë është e shkëlqyer. Këtë e di edhe opozita e cila dështoi të kontribuojë gjatë hartimit të buxhetit dhe aprovimin e tij.

Për shpenzimet e komunës, jemi tepër të arsyeshëm, por, mosnjohësit e rrethanave, flasin kot. Kemi dhënë sqarime të plota për këto spekulime.

Jemi racional në shpenzimet e parasë publike, planifikim dhe zbatim të çdo projekti. Vonesat për zbatimin projekteve të planifikuara dhe në zbatim, nuk është përgjegjësi jona. Harta zonale, është ndër të arriturat tona, as kjo opozitës nuk pritet t’i pëlqejë.

Sigurisht, bedelit i dhemb shumë dështimi për të mashtruar qytetarët me premtime boshe. PDK është parti e vlerave andaj është e natyrshme që asamblistët dhe anëtarët që përkohësisht abstenuan të kthehen në shtëpinë e tyre, në bastionin e pathyeshëm.

Bedeli me shokë pritet së shpejti të gjendet para drejtësisë për nxitje të ngacmimit, falsifikim, detyrim të falsifikimit të llogarive sociale, etj.

/GazetaSinjali/