image Liverpooli triumfon ndaj Interit dhe bën hap para drejt çerekfinales

Futboll

Liverpooli triumfon ndaj Interit dhe bën hap para drejt çerekfinales

news image

Derbi i natës së dytë në futbollin evropian ishte ai ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, shkruan Sinjali Sport.

Interi ishte nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës në Ligën e Kampionëve.

Anglezët triumfuan me rezultat të pastër 0-2 midis “Giuseppe Meazzas”, duke pasur rezultat komod për duelin e kthimit.

Roberto Firmino në të 75-ën minutë dhe Mohamed Salah në të 83-ën i realizuan golat e fitores.

Takimi i kthimit do të zhvillohet me 8 mars në “Anfield Road”.

/Gazeta Sinjali Sporti/