image Liverpooli fiton derbin 'Merseyside', vazhdon ndjekjen ndaj Cityt

Futboll

Liverpooli fiton derbin ‘Merseyside’, vazhdon ndjekjen ndaj Cityt

news image

Liverpooli ka triumfuar me rezultat të pastër ndaj Evertonit, në sfidën e vlefshme për xhiron e 34-të.

“Të Kuqtë” kanë mposhtur Evertonin me rezultat 2-0.

Për vendasit golat i realizuan mbrojtësi Andy Robertson në minutën e 62-të, teksa goli i dytë erdhi nga Divock Origi në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon ndjekjen ndaj Manchester Cityt, duke u pozicionuar e dyta me 79 pikë, një më pak se Man City me 80 sosh.

Ndërkohë Evertoni me këtë humbje rrit edhe më shumë gjasat për rënie nga liga, pasi që tashmë ndodhet në pozitën e 18-të, me 29 pikë të mbledhura.

/GazetaSinjaliSport/