image Liverpool bën kthesën e madhe në pjesën e dytë dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Liverpool bën kthesën e madhe në pjesën e dytë dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

news image

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Të Kuqtë kanë mposhtur Villarrealin me rezultat 3-2 në Spanjë, me rezultat të përgjithshëm 5-2 për anglezët, pasi kishin fituar sfidën e parë 2-0 në Anfield.

Ishte një 45 minutësh katastrofal për Liverpool të cilët u ndodhën në disavantazhin prej dy golave, pas golave të Dias 4′ dhe Coquelin 41′.

Reds treguan mentalitetin e tyre duke përmbysur gjithçka në 45 minutëshin e dytë.

Fabinho hapi llogarinë e golave për anglezët pasi shënoi nga një asistim i Salah në minutën e 62-të, përpara se Luis Diaz të barazonte shifrat në minutën e 67-të.

Goli i tretë i Manes ishte i nokautit për skuadrën spanjolle, pasi senegezi realizoi me portën bosh në minutën e 74-të.

Liverpooli prek finalen e Ligës së Kampionëve, ku pret fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt që luajnë të mërkurën mbrëma.

/GazetaSinjaliSport/