image Lista Serbe voton për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Politikë

Lista Serbe voton për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

news image

Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Vendvotimet janë hapur edhe në Mitrovicën Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.

Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.

Për zgjedhjet parlamentare atje kanë votuar edhe anëtarët e Lisës Serbe në Kosovë.

Këto zgjedhje janë mbështetur nga OSCE.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011./Gazeta Sinjali/