image Lista Serbe reagon pasi u ndalua ekipi serb të hyjë në Kosovë

Sporte të tjera

Lista Serbe reagon pasi u ndalua ekipi serb të hyjë në Kosovë

news image

Një ekip serb i hendbollit ishte nisur për në Kosovë mirëpo policia kosovare i ndaloi në kufi.

Kjo skuadër kishte planifikuar që të zhvillonte ndeshje në Zubin Potok, mirëpo kjo gjë u ndalua.

Kurse, tani për këtë ndalesë ka reaguar edhe Lista Serbe, të cilët kanë thënë se përparësi për kosovarët është vendosja e barrierave për serbët.

Po ashtu, Lista Serbe në reagimin e tyre ka thënë se Kosova po tenton parandalimin e jetës normale të serbëve.

“E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”, thuhet në reagimin e tyre.

/Sinjali Sportiv/