image Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”
[wp-story id="814678"]

Politikë

Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”

news image

Lista Serbe ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka deklaruar se nuk ka argumente të vërteta pse duhet të ekzistojë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Në njoftimin e tyre, Lista Serbe ka deklaruar se refuzimi kokëfortë i Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit nuk është i rastësishëm, por dhunë e planifikuar dhe institucionale që kryhet me qëllim të diskriminimit të përhershëm të kombit serb nga institucionet e Kosovës, por e gjitha me shpresë se serbët do të heqin dorë dhe do të largohen nga vatrat e tyre.

“Në Prishtinë e dinë shumë mirë se përfaqësuesit e Listës Serbe, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, apo në nivel lokal, në të gjitha takimet me përfaqësuesit shqiptarë, apo përfaqësues të ambasadave, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, insistojnë në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si institucion ombrellë i kombit serb, formimit të së cilës Prishtina e angazhoi më shumë se nëntë vjet më parë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më tutje Lista Serbe thekson se edhe në ato takime kërkojmë që t’i jepet fund dhunës institucionale që kryen Prishtina duke ngritur akuza të rreme dhe kërcënuar me formacione të armatosura, si dhe nevojën për respektimin e të drejtave të popullit tonë dhe sundimit të ligjit në përgjithësi.

“Ka të dhëna zyrtare, deklaratat tona, edhe deklaratat e bashkëbiseduesve tanë për të gjitha këto, nga ana tjetër është gënjeshtër se Albin Kurti dhe Mimoza Kusari Lila kujdesen për nevojat e kombit tonë. (Ata) janë të njëjtit që dërgojnë forca speciale të armatosura në popullin duar-zbathur, janë po ata që thonë se kujdeseshin për nevojat e kombit serb, shtrohet pyetja logjike: pse nuk e tërheqin vendimin për regjistrim kur shohin se serbët nuk do të pajtohen me këtë ultimatum”.

“Është hipokrite që Mimoza Kusari flet për të drejtat e serbëve duke menduar se ne kemi harruar që ajo ishte kryetare e komunës së Gjakovës, ajo urdhëroi rrënimin e shtëpive serbe dhe ndaloi serbët të vizitojnë kishat e tyre, madje edhe varrezat ku janë rrënuar monumentet serbe dhe janë gërmuar varret serbe. Natyrisht, përderisa të na sulmojnë Mimoza Kusari dhe Albin Kurti, kombi serb do ta dijë se jemi në rrugën e duhur, se nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga interesat tona kombëtare. Si më parë, ne do të jemi me popullin tonë dhe përballë tij, duke luftuar për të drejtat e tyre, të cilat po ua mohojnë pushtetarët nga Prishtina, pavarësisht presioneve të cilave jemi të ekspozuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë, deputetja Mimoza Kusari-Lila sa i përket Asociacionit, ka deklariar se asnjëherë deri më tani nuk ka pasur argumentim të mirëfillta pse duhet të ekzistojë një organ i tillë dhe cili do të jetë ndikimi më jetën e qytetarëve.

Sipas saj, formim në baza etnike është i papranueshëm.

“Asociacioni është me baza etnike ajo çka është kërkuar dhe ajo çka është promovuar në baza etnike dhe në kundërshti. Asnjëherë deri më tani nuk ka pasur argumentim të mirëfillta pse duhet të ketë Asociacion të komunave serbe dhe cili do të jetë ndikimi më jetën e qytetarëve përbrenda këtyre komunave përderisa përfaqësuesit serb nuk e kanë bërë as minimumin e përfaqësimit të komunitetit të vet në institucionet e Kosovës përfshirë Kuvendin”, theksoi ajo.

/GazetaSinjali/