image Lista Serbe kundër përurimit të rrugës Deçan – Plavë

Politikë

Lista Serbe kundër përurimit të rrugës Deçan – Plavë

news image

Lista Serbe ka reaguar pasiqë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkoi në inaugurimin e segmentit të parë të rrugës që lidhë Deçanin me Plavën, e cila u përurua për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Deçanit

Arsyeja e reagimit, sipas tyre, është se rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj.

Prandaj, kjo parti u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë me autoritetin e tyre për të parandaluar këto “veprimtari të paligjshme”.

Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendosi t’ia kthejë 24 hektarë tokë manastirit Visoki Decani.

Njoftimi e plotë:

Lista Serbe është zhgënjyer nga ceremonia e hapjes së rrugës së sotme në komunën e Deçanit ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë në Prishtinë, sepse rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj në të cilin është e ndaluar të kryhen vepra të tilla.

Lista Serbe dënon këtë lloj veprimi të zyrtarëve qeveritarë që vazhdojnë me ndërtime të paligjshme dhe u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë më urgjentisht dhe me fuqinë e autoritetit të tyre për të parandaluar këto veprimtari të paligjshme.

Kujtojmë që ndërtimi është i paligjshëm kësaj radhe, dhe kundër ligjeve në fuqi, madje edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që vendosi të kthejë 24 hektarë tokë në manastirin Visoki Decani./GazetaSinjali/