image Lista Serbe ia shpreh Amerikës kërkesën që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur

Politikë

Lista Serbe ia shpreh Amerikës kërkesën që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur

news image

Përfaqësues të Listës Serbe kanë shprehur para zyrtarit të lartë amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kërkesën për vazhdimin sa më të shpejt që të jetë e mundur të dialogut Kosovë-Serbi.

Siç thuhet në një njoftim të Listës Serbe, kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq ka thënë se pret që të gjitha partitë në Kosovë të respektojnë rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është vital për popullin serb vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë ai në një takim të mbajtur online.

Lista Serbe në zgjedhjet e shkurtit fitoi 10 ulëset për komunitetin serb. Ajo u akuzua nga parti të komuniteteve tjera se u mundua të shtojë vota për parti të caktuara të komuniteteve tjera në mënyrë që të shtojë ndikimin në Kuvend. Institucionet tashmë kanë anuluar votat e atyre partive në komunat me shumicë serbe.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se s’do të bashkëpunojë me këtë parti për formimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/