image Lista e ushqimeve që rregullon estrogjenin në trupin tuaj

Shëndeti

Lista e ushqimeve që rregullon estrogjenin në trupin tuaj

news image

Luhatja e niveleve të oksigjenit te gratë, është e lidhur jo vetëm me ndryshimin e gjendjes shpirtërore, por edhe me proceset metabolike e shumë faktorë të tjerë.

Nga afshet e nxehta te shtimi i peshës, lodhja, libidoja e ulët dhe dhimbjet e shpeshta të kokës, janë disa prej simptomave që shfaqen më shpesh.

Siç e shihni, estrogjeni është një hormon i rëndësishëm në trupin e një gruaje sepse përveç rregullimit të ciklit menstrual, është gjithashtu përgjegjës për funksione të ndryshme trupore të lidhura me traktin riprodhues, sistemin kardiovaskular, strukturës së kockave, traktit urinar, flokëve dhe madje, edhe lëkurës.

Kur nivelet e estrogjenit janë të ulëta ose janë shumë të larta, mund të shkaktohen një sërë simptomash me të cilat mund të jetë e vështirë të përballeni.

Cilat ushqime mund t’ju ndihmojnë të rregulloni nivelet e estrogjenit?

Më poshtë janë ato që duhet të provoni:

Bizelet

Nëse doni të rrisni nivelet e estrogjenit në trup, një nga ushqimet që duhet të shtoni në dietën tuaj, janë bizelet. Ato janë të pasura me fitoestrogjen, si dhe një mori mineralesh të tjera si magnez, kalium, hekur si dhe proteina, të gjitha prej të cilave luajnë role thelbësore për shëndetin.

Soja

Soja është një nga burimet më të mira të estrogjeneve që mund të gjeni në treg. Përmban shumë fitoestrogjene të cilave u referohemi si izoflavone dhe që mund të ndikojnë në metabolizmin tuaj.

Bishtajat e pjekura të sojës janë një prej mënyrave më të mira për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e estrogjenit, këshillon Living.

Qiqrat

Çfarë mund të shtoni tjetër në dietën tuaj për të rritur nivelet e estrogjenit? Qiqrat janë gjithashtu të mirërpritura, pasi janë një burim i mirë fitoestrogjenesh.

Mund t’i konsumoni qiqrat në formën e topthit ose humusit, në bazë të preferencës suaj.

Tofu

Tofu është një lloj djathi i përgatitur nga qumështi i sojës, i pasur me fitoestrogjen dhe izoflavone të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve tuaja të estrogjenit. Tofunë mund ta përdorni me lehtësi në shumë prej gatimeve tuaja.

/GazetaSinjali/