image Lista e Kosovës me basketbollistët që do të luajnë kundër Sllovakisë dhe Islandës

Basketboll

Lista e Kosovës me basketbollistët që do të luajnë kundër Sllovakisë dhe Islandës

news image

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të hënën në ora 15:00 do të udhëtojë për në Vjenë, prej nga më pas do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë në “Bubble” të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.


Stërvitjet do t’i zhvillojë nga data 24 Nëntor, në ditën në të cilën i gjithë delegacioni do të testohet për herë të tretë, pas dy herëve që janë testuar në Prishtinë më 16 dhe 21 Nëntor, gjithnjë duke u bazuar në protokollin e FIBA-s për COVID-19.

Lista e plotë:


1. Drilon Hajrizi – Kapiten;
2. Edmond Azemi;
3. Alban Veseli;
4. Altin Morina;
5. Arian Qallaku;
6. Musab Mala;
7. Mikaile Tmusiq;
8. Urim Zenelaj;
9. Leonard Mekaj;
10. Erjon Kastrati;
11. Fisnik Rugova;
12. Valon Bunjaku;
13. Meriton Ismaili;

/Sinjali Sportiv/