image Lista e 10 më të paguarve për një postim në Instagram

Internet

Lista e 10 më të paguarve për një postim në Instagram

news image

Cristiano Ronaldo kryeson listën e personave që fitojnë miliona nga Instagrami, pasi paguhet më shumë nga të gjithë për një postim në llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Sipas kompanisë së marketingut, Hopper HQ, sulmuesi i Portugalisë paguhet 1,6 milionë dollarë për një postim, duke kaluar në këtë renditje yllin e kinemasë, Dwayne “The Rock” Johnson.

Ai ka 308 milionë ndjekës në Instagram, më shumë se kushdo tjetër në këtë rrjet social.

Lista:

10. Kendall Jenner, 172 milionë ndjekës, paguhet 1,05 milionë $ për postim

9. Justin Bieber, 180 milionë ndjekës, paguhet 1,11 milionë për postim

8. Beyonce Knowles, 189 milionë ndjekës, paguhet 1,14 milionë $ për postim

7. Lionel Messi, 224 milionë ndjekës, paguhet 1,16 milionë $ për postim

6. Kim Kardashian, 232 milionë ndjekës, paguhet 1,41 milionë $ për postim

5. Selena Gomez, 241 milionë ndjekës, paguhet 1,46 milionë $ për postim

4. Kylie Jenner, 244 milionë ndjekës, paguhet 1,49 milionë për postim

3. Ariana Grande, 247 milionë ndjekës, paguhet 1,51 milionë $ për postim

2. Dwayne “The Rock” Johnson, 250 milionë ndjekës, paguhet 1,52 milionë $ për postim

1. Cristiano Ronaldo, 308 milionë ndjekës, paguhet 1,6 milionë $ për postim

/GazetaSinjali/