image Liridon Uruqi dënohet me 18 vjet e 6 muaj burgim

Kosovë

Drejtësi/ Liridon Uruqi dënohet me 18 vjet e 6 muaj burgim

news image

Liridon Uruqi është dënuar me 18 vjet e 6 muaj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë,  është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj.

Ndryshe, Liridon Uruqi u dënua për shkak se me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, të ndjerin Fatlind Arifi.

Vrasja ka ndodhur më 28 korrik të vitit 2018, në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit. /GazetaSinjali/