image Liridon Balaj pjesë e formacionit të vitit në "Golden 11 Awards"

Futboll

Liridon Balaj pjesë e formacionit të vitit në “Golden 11 Awards”

news image

Futbollisti kosovar, Liridon Balaj ka hyrë në formacionin e vitit në Challenge Leaguen e Zvicrës, raporton Sinjali Sport.

SAFP (Shoqata Zvicerane e Futbollistëve) prej disa vitesh organizon “Golden 11 Awards” dhe janë vetë lojtarët ata që zgjedhin fituesit.

Kështu, 11 lojtarët më të mirë në fushë si dhe lojtari më i mirë në ligë u përzgjodhën nga kundërshtarët e tyre.

Mesfushori kosovar, Liridon Balaj, i cili mori çmimin e “Golden 11 Awards” e organizuar nga SAFP, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook ka falendëruar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Faleminderit të gjithëve që votuan për mua për të qenë në Golden Eleven në Challenge League, është një nder për mua të pranoj këtë çmim” – shkroi Balaj.

/Gazeta Sinjali Sporti/