image Lineker zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

Futboll

Lineker zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

news image

Gary Lineker beson se nuk duhet të ketë debat mbi lojtarin më të mirë të historisë, duke pretenduar se Lionel Messi është mi të tjerët, përfshirë rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

“Pleshti” dhe CR7 kanë mbizotëruar për më shumë se një dekadë, duke fituar 11 nga 12 çmimet e fundit të “Topit të Artë” dhe nëntë trofe të Championsit.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Anglisë, Lineker, i cili shpesh ka folur për madhështinë e Messit, mendon se nuk ka vend për krahasim mes të dyve.

“Njerëzit shpesh e japin opinionin e tyre në bazë të tifozllëkut. Nëse je tifoz me Barçën, zgjedh Messin, nëse je me Realin, Ronaldon. Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë të historisë, nuk duhet as të debatohet, sepse është Messi. Ky është vetëm mendimi im.”

Suksesi i Messit ka ardhur tërësisht me Barcelonën, ndërsa Ronaldo ka fituar me Manchester, United, Real Madridin dhe tani me Juventusin. Sipas Lineker, fakti që CR7 ka shkëlqyer me ekipe të ndryshe nuk është argument për t’u përdorur kundër Messit.

“Messi pa dyshim ka luajtur në një skuadër të madhe që nga viti 2005, por pavarësisht emrave që kanë luajtur krah tij te Barça, statistikat e tij kanë qenë mahnitëse. Ai u ka provuar dyshuesve se e kanë patur gabim përsëri e përsëri. Edhe gjatë dy sezoneve të kaluara, kur skuadra e Barçës nuk ka qenë aq e fortë, kontributi i tij nuk ka pësuar rënie.”