image Limaj e quan skandaloze konferencën e thirrur nga Kurti: Do të mbahet mend si politikan që mashtron e gënjen

Kosovë

Reagim/ Limaj e quan skandaloze konferencën e thirrur nga Kurti: Do të mbahet mend si politikan që mashtron e gënjen

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

Sipas tij, Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Tutje, ai tha se në konferencën e sotme, gënjeshtrën e sikletin kryeministri u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1429866043868715?__xts__[0]=68.ARCqbU14C1X20QJISyGk6WE6jdZnKA3_eLzhyKA-_OPXLEaC5CrqFNBJhyWKDrbpEW3llHvUxyJoUGzysqVE8J5R8IUN5IMiM1DPDcFw7y7TYLN694HykODxNxHRDsL69yD7NhwDMmd3jilNUcFAlegOnBZZ1BugzDG-_dL3rIkbpaLT6DH7Tdc5Jm5WCFGie7L8uWN-y7fYpF_TJqGb9Bt6GU_z0tZEcsjfgMl5drnOnXNnLdS7j8vXbDLNKKjquYcIhwBqhFjzkdYDfmtExKhvGKf0CzrMsKl6hkNZF-fO9Ovtl6vsThaCmF2jGKEeRfFCNQc-bzSRWWx-cEHRRA&__tn__=-R