image Limaj paralajmëron Qeverinë Kurti: Kuku çka ka me iu gjetë, edhe dardhën keni me e përbi

Kosovë

Politikë/ Limaj paralajmëron Qeverinë Kurti: Kuku çka ka me iu gjetë, edhe dardhën keni me e përbi

news image

Fatmir Limaj ka kritikuar krahasimin e paralajmërimeve për largim të trupave amerikane nga Kosova me largimin e trupave që po bëhet nga Afganistani.

Limaj ka thënë se krahasime të tilla janë skandaloze, pasi siç thotë ai populli i Afganistanit çdo ditë kërkon që amerikanët të largohen nga atje, ndërsa populli kosovar ka bërë kërkesë që ata të vijnë në Kosovë.

“Zyrtarët tonë krahasojnë largimin e trupave nga Kosova me Afganistanin. Paramendojeni. Ne e relativizojmë largimin e trupave me Afganistanin. Harrojnë që populli i Afganistanit kërkon që amerikanët të largohen. Harrojnë që ne i kemi ftuar amerikanët me dekada. Pretendimet tona janë me shku në NATO”, ka potencuar Limaj.

Limaj ka kritikuar edhe idenë e Ministrit të Integrimeve, Blerim Reka, për idenë e kompromisit, duke i dhënë Serbisë korridor për dalje në Adriatik.

Limaj ka përmendur edhe një deklaratë të një zyrtari të qeverisë Kurti, i cili ka thënë se ajo çfarë po shihet aktualisht është vetëm ‘bishti i dardhës’. Limaj ka thënë se pajtohet me një deklaratë të tillë, duke paralajmëruar Kurtin se do ta përbijnë edhe ‘dardhën’

“Më pëlqej një zyrtar i qeverisë që kjo situatë është vetëm “bishti i dardhës”. E vërtetë është që veç ‘bishtin e dardhës’ jeni tu e pa. Kuku çka ka me iu gjetë. Edhe dardhën keni me e përbi”, ka shtuar Limaj /Gazeta Sinjali/