image Limaj: Albin Kurti ishte në dijeni të marrëveshjeve që u nënshkruan në Munih

Kosovë

Politikë/ Limaj: Albin Kurti ishte në dijeni të marrëveshjeve që u nënshkruan në Munih

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti ishte në dijeni të marrëveshjeve që u nënshkruan në Munih javë më parë me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, për aviacionin dhe hekurudhat. Por sipas tij, Kurti zgjodhi të bëjë lojë, të mbetët në hije.

Limaj shtoi se Kurti fillimisht tha se nuk ishte në dijeni për marrëveshjet, kurse tash, sipas tij, thotë se i ka trajtuar ato tema.

I pari i Nismës pohoi se Kurti as nuk u mori përgjegjësinë që i takon, e as nuk e autorizoi ministrin t’i nënshkruajë ato.

“Çdo marrëveshje është draft derisa nuk nënshkruhet, e ka pasur para vetës. E ka pasur edhe ministrin Lumir Abdixhiku. Kryeministri nuk ka dashur, ministrit nuk ai ka dhënë autorizimin, e për këtë i ka dërguar dy drejtorë”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, në momentin që kryeministri e ka parë që marrëveshjet janë në shpërputhje me ligjet e Kosovës, atëherë është dashur t’i refuzojë.

“Kryeministri është dashur të marrë vendim, jo të heshtë. Ky është veprimi më i keq. Është dashur t’u jepen urdhra edhe drejtorëve, jo të heshtë. Mendoni ju se drejtorët kanë shkuar pa marrëveshje me Qeverinë? Atëherë, nëse do të ishte kështu, do të duhej të shkarkoheshin drejtorët. Kryeministri jonë po fshihet pas dy drejtorëve”, ka shtuar Limaj.