image Ligji për Paga, AAK i ka disa kërkesa për Qeverinë Kurti - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Ligji për Paga, AAK i ka disa kërkesa për Qeverinë Kurti

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta rikthejë në procedurë Ligjin për Paga, t’ia inkorporojë amandamentimet e sugjeruara nga Kushtetuesja dhe ta sjellë për votim në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ligji i Pagave është një ligj bazë për të cilin është punu mbi 10 vjet, kemi arrit me e finalizu në Qeveri dhe me votu në parlament. Për këtë ligj është dashtë edhe buxhetim. Fokus atëherë kanë qenë edhe mjekët, policia e sektorë tjerë. Kërkojmë nga Qeveria ta rikthejë në procedurë, ta kthejë në parlament dhe ta amandamentojë ku ka nevojë në mënyrë që t’ia kthejmë dinjitetin mjekëve, policëve etj”, ka thënë në një konferencë për media kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kurse shefi grupit parlamentar, Besnik Tahiri ka thënë se nëse i përfill VV-ja kërkesat e AAK-së, ata do ta votojnë Ligjin në Kuvend.

“Ne me partnerët ndërkombëtare kemi punu që ky ligj të jetësohet. Pabarazia në paga e koeficientë ka qenë diçka e madhe dhe diçka që nuk njihet as në proceset studimore në administratë publike. Kemi nxjerrë edhe një vendim nga Gjykata Kushteteuese e cila nuk e konteston ligjin, por amandamentimet e këtij ligji. Kosova ka pasë mbi pesë mijë tituj, lloje të shumta të pagave, lloj-lloj shtesash. Secili individ e ka dit si e ka pagën bazë dhe shtesën”, ka thënë Tahiri.

I sugjerojmë Qeverisë ta vendosë një listë koeficientësh të zbuluar, mos t’i mbyllin koeficientët. Kërkojmë që në programin qeveritar, njëkohësisht planifikimin buxhetor të inkorporohet buxhetimi i këtij ligji. Ato amandamentime të cilat sugjerohen nga Kushtetuesja janë të sakta, të inkorporohen në Ligj dhe të vijnë në Kuvend. Nëse i bëjnë këto do ta kenë mbështetjen e Aleancës. AAK kërkon nga Qeveria t’i inkorporojë në Ligjin për Paga amandamentimet e Kushtetueses dhe ta sjellë ligjin në Kuvend”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin